LAJMI I FUNDIT:

Ohër, plazhet punojnë me koncesione të skaduar

Ohër, plazhet punojnë me koncesione të skaduar

Nesër skadon afati prej tetë ditësh që komuna e Ohrit u dha ish-koncesionarëve të plazheve në zonën e qytetit dhe në pjesën e lagjes Kaneo, që vetë t’i heqin platformat dhe objektet. Në ndërkohë, ata duhet të ndalojnë me punë dhe të fitojnë para në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për të ardhura që shkojnë në disa miliona euro.

“Për shembull, një kompani-koncesionar plazhi për një periudhë prej katër vjetësh kur nuk ka pasur kontratë aktive koncesioni arriti të ardhura prej 190 milion denarë. Një kompani tjetër që ka menaxhuar me plazhin gjithashtu pa marrëveshje koncesioni, për të njëjtën periudhë gjeneroi të ardhura prej 59 milion denarë – tha Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Komunës së Ohrit.


Në pyetjen pse deri tani nuk është ndëshkuar pasurimi i tillë i paligjshëm, kryetari i Komunës tha se përgjigje duhet të japin institucionet kompetente, përkatësisht DAP, Inspektorati i Tregut dhe Punës, që punojnë me urdhër nga Shkupi dhe kanë kompetenca për këtë. Përndryshe, Komuna e Ohrit, në pritje të raportit përfundimtar të UNESCO-s, i cili duhet të publikohet më 4 qershor, informoi se është e sigurt që rajoni do të jetë në listën e zonave të rrezikuara.

“Por, për dallim nga viti 2019, kur UNESCO publikoi raportin, publikoi edhe një projektvendim për ta vënë rajonin në rrezik. Tani nuk kemi një projektvendim të tillë dhe mund ta interpretojmë atë si një lloj sinjali të vogël pozitiv – tha Konstantin Gjeorgjieski-Kryetar i Komunës së Ohrit.

Në ndërkohë, atje ku aksioni për prishjen e objekteve në plazhe ka përfunduar, komuna do të vendosë kosha mbeturinash dhe do të sigurojë parkingje. Vizitorët këto plazhe do munden t’i shfrytëzojnë falas.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori