Ohri pritet të marrë raportin e UNESCO-s në fillim të qershorit. Kreu i Komunës thotë se janë të pafuqishëm që pa ndihmën e pushtetit qendror t’i prishin ndërtesat e paligjshme. Ai thotë se për këtë duhen të paktën 50 milion denarë kurse komuna ka vetëm 4 milionë.
“Ligji thotë se ato po legalizohen, por nuk inkorporohen në planin tjetër urbanistik, dhe në këtë rast ato janë të ligjshme. Nëse shteti dëshiron t’i heqë, do të duhet t’i kompensojë ata”, tha Konstantin Georgievski, Kryetari i Ohrit.
Autoritetet lokale të Ohrit kanë ngritur më shumë se 150 kallëzime penale për ndërtime pa leje vitet e fundit, por asnjë prej tyre nuk është proceduar deri më tani, pohon kryetari i Komunës. Për këtë situatë, OJQ-të fajësojnë Komunën dhe pushtetin qendror.
“Nga Radozhda e deri në Shën Naum, në vend që të merren me ndërtimet pa leje, po ndërtohen objekte të reja”, thonë nga OJQ “Ohri SOS.
Komisioni kundër korrupsionit i kërkoi Qeverisë që t’i prishë ndërtesat e paligjshme në rajonin e Ohrit dhe Strugës, pasi nuk besojnë se komunat mund ta bëjnë vetë. Në Ohër janë regjistruar 1000 ndërtesa pa leje kurse në Strugë rreth 3300./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251