Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi deklaroi sot se ka për qëllim që në vitet e ardhshme, të ketë oficerë policie në çdo shkollë.
Në një konferencë për mediat, Kushi u shpreh se ky projekt po ecën mjaft mirë sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Kushi bëri të ditur se pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave.
“Theksoj se kemi 70 oficerë sigurie shtesë gjatë vitit 2022, në total 2020. E kemi filluar këtë proces në vitin 2019 dhe kemi parë që rezultatet e punës së tyre në instucionet tona arsimore kanë qenë të larta. Tanimë, nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat9-vjeçare, ku ka një numër të madh nxënësish. Objektivi ynë është që në të gjitha shkollat, në vitet që vijnë, të kemi oficerë sigurie. Është një projekt që po ecën mirë, sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme”, tha ministrja.
“Pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit tanë, brenda shkollës, por edhe në perimetrin e shkollës. Shpeshherë, këta oficerë sigurie edhe kanë parandaluar, në bashkëpunim edhe me psikologun, me mësuesin ndihmës apo me stafin e shkollës, kanë arritur të parandalojnë problematike që mund të kishin qenë të mëdha”, theksoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'