Office për iPad shkarkohet 12 milionë herë

“Më shumë se 12 milionë shkarkime të Word, Excel, PPT & OneNote për #iPad nga AppStore” thuhet në cicërimën e Microsoft
Megjithatë, duhet të thuhet se aplikacioni ofron mundësinë e shikimit por jo edhe të editimit të dokumenteve (pa abonim me pagesë në Office 365), ndërsa nuk dihet se sa prej 12 milionë njerëzve që e kanë shkarkuar aplikacionin e kanë edhe versionin me pagesë.
Mirëpo, një gjë është e sigurtë: shumë njerëz ende janë të interesuar në paketën e Microsoft Office, e sidomos nëse të njëjtën mund ta përdorin edhe në tabletët e tyre. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
04/04/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































