LAJMI I FUNDIT:

Ofertë speciale për shtëpi – merre vetëm valixhen

Ofertë speciale për shtëpi – merre vetëm valixhen

Lagjja Angleze Chelsea Point, në Parkun e Bërnicës, Prishtinë, me rastin e fundvitit lajmëron ofertën e vetme speciale për shtëpinë e tipit “Chelsea Grand” me sipërfaqe prej 290m2, komplet të mobiluar dhe çmim marramendës prej 900€/m2!

Shtëpia e tipit “Chelsea Grand” është e gatshme për banim, me arkitekturë angleze dhe dizajn të brendshëm unik, tashmë ofrohet në treg me kushte të pakrahasueshme. Blerësit e interesuar mund të bëjnë blerjen e shtëpisë edhe përmes kredi-marrjes në BKT me kushte të jashtëzakonshme me normë interesi prej vetëm 3.99% dhe 15 vite afat kthimi.

Për t’u bindur se ky është investimi juaj më i mençur për shtëpi, lexoni veçantitë që ofron “Chelsea Grand”.

Në bodrum, Chelsea Point ka ndërtuar një dhomë kinemaje të kompletuar me mobile dhe teknologji moderne, dhe sigurisht që ka hapësirë për makinë të madhe në garazhë. Në katin përdhes, ju do të gjeni një hapësirë të jashtëzakonshme për qëndrim ditor dhe kënd për argëtim e kompletuar me një kuzhinë moderne që përmbanë të gjitha mjetet e nevojshme. Ngjituni shkallëve madhështore të drurit të punuara me dorë drejt katit të parë, ku do të gjeni tre dhoma të bukura gjumi, me dy banjo luksoze si dhe një dhomë gardërobe në dhomën e gjumit “master”. Të gjitha këto sigurisht të mobiluara me shtretër dhe orendi përcjellëse të cilësisë së lartë. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Në çati është ndërtuar ëndrra e arkitektëve dhe muzikantëve, e cila është dizajnuar për të sjellë në jetë mendjet kreative.

Kjo është një shtëpi unike për çdo kënd të bie në dashuri me të, si dhe me një çmim që i shkon për shtati. Kjo është një e ofertë e papërsëritshme, mirëpo, vie me një kusht, shtëpia mund të vizitohet vetëm nga 15 Janari i 2019-së. E gjitha që ju nevojitet është një valixhe që t’ia filloni mënyrës së jetesës luksoze në një nga vendet më të bukura të Prishtinës.

Për më shumë informata, ju ftojmë të na kontaktoni përmes e-mailit info@chelseapoint.net ose numrit të telefonit 045 703 032.