Real Madridi po provon që ta mposht Juventusin në garë për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Gjermani do të jetë lojtar i lirë me 30 qershor dhe ai nuk do të vazhdojë me anglezët.


Ai nga tani ka të drejt të arrijë marrëveshje me cilindo klub.

Emre Can vs West Ham Festa e Emre Can te goli ndaj West Hamit në Anfield (Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, situata e Juventusit me kontratën e ofruar është shumë e mirë.

Zonja e Vjetër i ofron 5 milionë euro për sezon dhe agjenti i tij Reza Fazeli nuk kërkon që ta vendos lojtarin në ankand.

Por mbetet i gjallë interesimi i Real Madridit, që po e mban peng marrëveshjen.

EmreCan8 e1518648857403 (Foto: Getty Images)

Torino mbetet qyteti favorit për Can, por ka kërkuar kohë që ta vlerësojë edhe ofertën që vjen nga Madridi.

Si rezultat Juventusi është duke e mbajtur të hapur opsionin e Lorenzo Pellegrinit të Romës. /Telegrafi/  

telegrafi sport app