LAJMI I FUNDIT:

Oferta e KIA-s në Panairin “Prishtina International Autoshow” (Video)

Oferta e KIA-s në Panairin “Prishtina International Autoshow” (Video)

Kia Kosovë është duke bërë prezantimin e dy veturave më të reja në Panairin “Prishtina International Autoshow”, i cili është duke u mbajtur në Shkabaj të Prishtinës.

Fisnik Shita, menaxher i shitjes së KIA-së për Kosovë, tregoi për Telegrafin se cilat janë të veçantat e veturave të prezantuara në këtë panair.

“Ne jemi duke prezantuar dy modele, Kia Ceed dhe Kia Sportage i ri. Për shkak të kohës nuk kemi mund të i sjellim edhe veturat tjera. E veçanta e këtyre veturave është çmimi shumë konkurrues për kualitetin të cilin e ofrojmë, do të thotë çmimi fillon prej 12 mijë euro”, ka thënë Shita për Telegrafin.

Ai potencoi se vizitorët kanë shprehur interesim të madh për veturat e prezantuar nga KIA.

Menaxheri i shitjes së KIA për Kosovë, Fisnik Shita

“Falë kualitetit dhe çmimit konkurrues që ne e ofrojmë ka shumë të interesuar”, ka potencuar ai.

Panairi i veturave është hapur dje në orën 15:00 të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Panairi organizohet nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë për organizim të eventeve “MODUS”, si dhe mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). /Telegrafi/