LAJMI I FUNDIT:

OEMVP me disa kërkesa për ministrin e Financave: Të ulet tatimi në fitim dhe të përshpejtohet kthimi i TVSH-së tek kompanitë mikro dhe të vogla

OEMVP me disa kërkesa për ministrin e Financave: Të ulet tatimi në fitim dhe të përshpejtohet kthimi i TVSH-së tek kompanitë mikro dhe të vogla

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot ka pritur në takim ministrin e Financave Fatmir Besimi. Siç njoftojnë nga OEMVP, në takim u shtjelluan shumë tema të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, ku kryetari i tyre Mendi Qyra dhe përfaqësuesit tjerë i dhanë prioritet Fuqisë punëtore me theks të veçantë tek kërkesa e vazhdueshme e OEMVP-së për uljen e kontributeve të pagave si parakusht për rritje të standardit, parandalimin e emigrimit dhe luftën kundër ekonomisë joformale.

Ndër tjerash, OEMVP prezantoi edhe kërkesa tjera si ulja e tatimit në fitim në 8%, unifikim të tarifave doganore me vendet e BE-së dhe rajonit, përshpejtimi i kthimit të TVSH-së tek kompanitë mikro dhe të vogla.


Nga OEMVP thonë se gjithashtu u diskutua edhe mbi mundësinë e shlyerjes së obligimit të ligjit për solidaritet, që e njëjta të bëhet me këste dhe të zgjatet afati për shlyerjen e të njëjtës.

“Sa i përket ekonomisë jo formale, gjithashtu nga përfaqësuesit e OEMVP-së u propozua edhe aspekti i digjitalizimit dhe uljes së kostove gjatë transaksioneve me post terminale si dhe monitorim adekuat nga Banka Popullore në lidhje me ligjin për sistemet e pagesave dhe shërbimet e pagesave”.

“Si shtyllë e punës së OEMVP-së, të cilën e promovojmë që të aplikohet tek të gjitha institucionet nga të gjitha nivelet, është edhe transparenca dhe llogari dhënia, ku u kërkua edhe transparencë më e madhe e buxhetit, zërave buxhetorë dhe shpenzimit të të njëjtës me qëllim kapitalizimit të çdo mjeti likuid i cili shpenzohet na ana e institucioneve. Kyetari Qyra, kërkoi që të ketë edhe përfaqësues të OEMVP-së në trupin punues të përpilimit të buxhetit vjetor, me qëllim që të kemi mundësi të japim kontributin tonë në përputhshmëri me nevojat e biznesit”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Gjithashtu theksojnë se do të vazhdojnë aktivitetin e tyre në drejtim të mbrojtjes të ekonomisë vendore, biznesit në përgjithësi dhe krijimin e një perspektive afatgjate për të gjithë qytetarët në aspektin ekonomik dhe social./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori