LAJMI I FUNDIT:

OEK-u fuqizon partneritetin me partnerët nga Austria

OEK-u fuqizon partneritetin me partnerët nga Austria

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në takime të ndara në Vjenë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Odave të Ballkanit Perëndimor, Odës Ekonomike të Austrisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, për përkrahje të sektorit privat dhe avancimit të rolit të Odave Ekonomike në përfaqësimin e sektorit privat Kryetari Rukiqi takoj Harald Mahrer, homologun e tij nga Oda Ekonomike e Austrise.

Mes të tjerash Mahrer premtoi se Oda Ekonomike e Austrise, do të jetë akter kyq në proceset reformuese dhe në ngritjen e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odave ekonomike nga vendet tjera të regjionit, veçanërisht në fushën e arsimit profesional dhe dixhitalizimit. Harald Mahrer do të vizitoj Kosovën në muajt ne vijim.


Gjithashtu Rukiqi u takua edhe me Ministren e Jashtme te Austrise, Karin Kneissl. Ku diskutuan për përkrahjen ekonomike të Austrisë për Ballkanin Perendimor, përfshire edhe Kosovën, në partneritet të drejtpërdrejtë me Oden Ekonomike të Kosovës./Telegrafi/