Kompletimi i infrastrukturës, krijimi i politikave favorizuese për bizneset, si dhe ulja e nivelit të burokracisë në nivel komunal rrit efikasitetin dhe mundëson për zhvillim të bizneseve operuese në Drenas.
Kjo u tha në takimin e organizuar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal Qendër.
Sipas komunikatës për media nga OEAK, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në fjalën e tij hapëse theksoi se thellimi i bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe institucionit të cilin ai e udhëheq reflekton në rritje të efikasitetit dhe alokim më të mirë të buxhetit të Komunës. Duke potencuar se mbetet i zotuar për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve Lladrovci, vuri theksin mbi disa nga investimet kapitale infrastrukturore të parapara në Komunën e Drenasit si në fushën e stabilitetit energjetik, e po ashtu edhe në atë rrugore, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave. Po ashtu, ai tha se Komuna e Drenasit është në fazë të hartimit të planit zhvillimor dhe urbanistik në mënyrë që të mundësohet planifikim më i mirë hapësinor.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se njoftimi i vazhdueshëm i bizneseve mbi projektet e Komunës, në të cilat njëra palë është drejtpërsëdrejti e ndikuar ndërsa tjetra luan rol kyç në orientimin ekonomik përmes hartimit të politikave, është e domosdoshme për themelimin e strukturave të dialogut ndër-sektorial, e cila pastaj përkthehet dhe në zhvillim më të hovshëm të sektorit privat dhe të hyra më të larta për Komunën. Ndër të tjera, Zeka gjithashtu theksoi se iniciativa e Komunës së Drenasit për kompletimin e infrastrukturës i shërben një kauze e cila ndër vite e ka vështirësuar zgjerimin e kompanive operuese në Komunën e Drenasit.
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencionit për Zhvillim Rajonal Qendër, Mrika Macula, potencoi se qasja e Komunës së Drenasit për hapjen e të dhënave në lidhje me trajtimin e çështjeve të biznesit ndër të tjera, ka rezultuar dhe në vlerësimin e kësaj Komune si ajo më transparente në Kosovë. Përveç kësaj, Macula theksoi se Komuna e Drenasit ka arritur që të zvogëlojë numrin e procedurave burokratike gjë e cila lehtëson barrën administrative për biznese.
Kryesuesi i Komitetit të Prodhimit të Odës Amerikane, Kujtim Gjevori, duke vlerësuar nivelin e ulët të burokracisë në Komunën e Drenasit, përmendi nevojën për ofrimin e mundësive për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të cilat janë të angazhuara në veprimtari stimuluese, përkatësisht në sektorin e prodhimit, i cili gjithashtu paraqet sektorin me hapësirën më të madhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Ai theksoi se disa nga kompanitë e këtij sektori të cilat operojnë në pronat e dhëna në shfrytëzim nga Komuna e kanë të pamundur marrjen e kredive të cilat do të rezultonin në zgjerim të tyre, pasi që nuk bëhet një ndarje nga kapitali i investuar dhe vlera e tokës së dhënë në shfrytëzim.
Gjevori gjithashtu theksoi nevojën për inkuadrimin e sektorit privat në hartimin e planit zhvillimor dhe urbanistik të Komunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert