LAJMI I FUNDIT:

Oda Gjermane: Jemi të shqetësuar që kompanitë mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë

Oda Gjermane: Jemi të shqetësuar që kompanitë mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK), ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Oda ka thënë se anëtarët e saj janë të shqetësuar që kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese.


“Si përfaqësuese e 198 kompanive anëtare, përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane, OEGJK në baza ditore dëgjon shqetësimet në rritje nga ankesat e pranuara”.

“Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, Oda Gjermane ka deklaruar se lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes.

“U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/