LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Projektligji për Rimëkëmbjen nga COVID-19 hap rrugën për përkrahjen e ekonomisë

Oda Ekonomike: Projektligji për Rimëkëmbjen nga COVID-19 hap rrugën për përkrahjen e ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se e mirëpret miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga COVID-19 nga ana e Qeverisë.

Sipas OEK-ut, i njëjti draftligj duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që t’i hapet rruga zbatimit të masave konkrete për rimëkëmbjen ekonomike.

“Komuniteti i biznesit kërkon veprime të shpejta të Parlamentit për miratimin e këtij ligji, miratimit të rishikimit të buxhetit në lexim të dytë, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e plota ligjore dhe financiare për zbatimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike. Rimëkëmbja ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të gjithë akterëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë, etj.”, thuhet në njoftimin e OEK-ut, përcjell Telegrafi.

Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti
Lexo po ashtu Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti

Oda thotë se, masat konkrete të rimëkëmbjes ekonomike duhet të të jenë efikase dhe të orientuara në përkrahjen e sektorëve me të goditur nga pandemia COVID-19 dhe para se gjithash me prioritet janë masat që garantojnë qasje të favorshme në financa, masat që ndikojnë në rritje të kërkesës agregate dhe masat që ndikojnë në rritje të eksportit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15-të, ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/