Oda Ekonomike e Kosovës bashkë me projektin e USAID për Drejtësi Komerciale kanë nënshkuar një Memorandum Bashkëpunimi në funksion të forcimit të bashkëpunimit midis Palëve, në fushat me interes të përbashkët.
“Objektivat kryesore të këtij memorandumi përfshijnë bashkëpunimin midis dy Palëve me qëllim të mbështetjes së Odës Ekonomike të Kosovës për të zhvilluar më tej punën drejt ndërgjegjësimit, efikasitetit dhe përdorimit të metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve siç janë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi dhe kuptimit me të mirë të legjislacionit komercial. Ky Memorandum i Bashkëpunimit bazohet në parimet e koordinimit të mirë dhe angazhimit të sektorit privat në përmirësimin e drejtësisë komerciale.
Bashkëpunimi synohet përmes shkëmbimit të informacioneve, organizimit më të mirë të aktiviteteve në lidhje me promovimin e arbitrazhit, mbledhjen e të dhënave, statistikave, vlerësimeve dhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura. Ky bashkëpunim ka për qëllim edhe ofrimin e ndihmës lidhur me ligjet dhe politikat që prekin bizneset dhe angazhimit aktiv të sektorit privat në dialog për përmirësimin e drejtësisë komerciale. Mes tjerash, synohet të organizohen tryeza, seminare, takimeve e iniciativa të ndryshme si dhe vizita të ekspertëve nga të dy palët”, thuhet në njoftimin për media.
Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Kryetari i OEK, Berat Rukiqi tha që kjo marrëveshje konkretizohet pas një komunikimi të vazhdueshëm dy palësh mes institucioneve tona dhe rrjedhimisht kulminon bazat e bashkëpunimit mes sektorit privat të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe projektit të USAID për drejtësi komerciale. Tutje, Rukiqi tha që kjo marrëveshje është në kuadër të lehtësimit të kushteve të të bërit biznes në vend sidomos te pjesa që ka më shumë probleme, pjesa e sundimit të ligjit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.
Christopher Thompson, drejtues i Projektit të USAID për Drejtësi Komerciale theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës, si një ndër partnerët kyc në zhvillimin e mëtejmë të drejtësisë komerciale në shërbim të qasjes më të mirë dhe efikase në drejtësi për bizneset. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre