Zbatimi i parimeve të qeverisjes korporative tek Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) kontribuon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke rritur performancën e këtyre kompanive dhe duke u lehtësuar atyre mundësitë për qasje në kapital të jashtëm.
Kjo u tha në një punëtori virtuale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi qeverisjen korporative te NVM-të.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka theksoi se kjo organizatë i kushton rëndësi qeverisjes së mirëfilltë korporative pasi që e njëjta ka ndikim pozitiv në përmirësimin e prospekteve për qasje në financa, luftimin e korrupsionit si dhe menaxhimin e ndërmarrjeve në përgjithësi.
Ndërsa, Vlora Avdiu-Burani, përfaqësuese e programit të BERZH-it Këshilla për Biznese të Vogla, theksoi se ky program mbetet i hapur ndaj ofrimit të mbështetjes për NVM-të vendore lidhur me qeverisjen korporative, ndërsa u bëri thirrje atyre që t’i adresojnë sfidat të cilat ata i hasin përmes këtij programi.
Visar Dobroshi, partner menaxhues në kompaninë Recura Financials potencoi shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet qeverisja korporative, të cilat janë mbajtja e përgjegjësisë, llogaridhënia, korrektësia dhe transparenca.
Ai përmendi edhe përfitimet e kompanive nga strategjia e mirë e qeverisjes korporative, e cila siguron vazhdimësinë dhe fuqizimin e mëtejmë të ndërmarrjeve, tërheqjen e investitorëve, mbajtjen e stafit si dhe rritjen e performancave.
Sipas tij në mënyrë që udhëheqësit e bizneseve të sigurojnë menaxhim sa më të mirë të veprimtarive të tyre, duhet që mes tjerash të krijojnë një mjedis të mirë dhe fleksibil pune, si dhe të sigurojnë përfshirjen e stafit në përpilimin e politikave të kompanive.
Tutje, ai përmendi disa nga sfidat me të cilat përballen ndërmarrësit sot, siç janë tërheqja dhe mbajtja e stafit të duhur në kompani, dhe përshtatja ndaj ndryshimit të pritshmërive të gjeneratave të reja.
Dobroshi theks të veçantë i dha edhe llojeve të ndryshme të vendimmarrjes si vegël kyçe për planifikimin e vazhdimësisë, ku veçoi vendimmarrjen e përbashkët, e cila krijon sinergji dhe kombinon talentin dhe eksperiencën e të gjithë individëve që përbëjnë kompaninë.
Ai zbërtheu hapat kryesorë për diagnostifikimin e planifikimit të veprimit korporativ, derisa theksoi se kompanitë me plan të mirë të menaxhimit rezultojnë më të afta në përballimin e sfidave të ndryshme.
Përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane të cilët ishin pjesë aktive e kësaj punëtorie patën mundësi të diskutonin mbi qeverisjen korporative, si dhe të ofronin perspektivat e tyre mbi strategjitë e kompanive të cilat përfaqësojnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre