Institucionet publike nevojitet të fuqizojnë partneritetin me komunitetin e bizneseve drejt luftimit të ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal, duke synuar krijimin e një mjedisi me trajtim të barabartë dhe sa më të mirë afarist në vend. Kjo u tha gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe kompania Ernst & Young, ku përfaqësues të bizneseve patën mundësinë të diskutojnë me ministrin e Financave dhe drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore mbi praktikat jo të ndershme ekonomike.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, gjatë këtij takimi theksoi se qeveria duhet të përkrahë ATK-në në fuqizimin e kapaciteteve inspektuese, duke u siguruar që të gjitha bizneset deklarojnë tatimet e tyre në mënyrë të duhur.
Ai gjithashtu foli mbi rëndësinë e luftimit të ekonomisë joformale, duke e përmendur se edhe në dokumentin e Planit të Rritjes së Odës Amerikane për qeverinë e re, Oda ka përfshirë luftimin e kësaj ekonomie si njërin prej prioriteteve që duhet të zë vend të lartë në agjendën e qeverisë të re.
Ndërsa, Dairida Metalia, menaxhere e taksave në Ernst & Young, tha se prezenca e ekonomisë joformale në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik, e cila sipas statistikave arrin në mbi 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi potencoi se partnerë kyç të institucioneve publike në luftimin e ekonomisë joformale janë komuniteti i bizneseve dhe konsumatorët. Sipas tij, sa i përket kësaj forme të ekonomisë, kontribut bukur të mirë në rritjen e së njëjtës ka dhënë sektori publik, duke e konsideruar ministrinë të cilën ai tash e drejton si ndër akterët më përgjegjës.
Ministri u shpreh se ekonomia joformale ushqehet përmes përpjekjeve jo të mjaftueshme për të siguruar formalizim të ekonomisë, gjersa hapi i parë që garanton suksesin në luftimin e saj është pohimi se në të kaluarën kemi dështuar, dhe rritja e intensitetit të përpjekjeve për raportim sa më të madh në ATK. Bislimi konsideroi se problem në vete është edhe matja e vëllimit të ekonomisë joformale, ku përmendi se është qasje e gabuar të etiketohen vetëm disa sektorë relativisht më të ndjeshëm, për shkak se joformaliteti është i dëmshëm pavarësisht në çfarë sektori shfaqet.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se tashmë është krijuar një traditë e zhvillimit të bashkëpunimit mes institucionit që ai përfaqëson dhe komunitetit të bizneseve, i cili padyshim po sjell ndryshime pozitive.
Murtezaj shtoi se gjatë 20 viteve të funksionimit të ATK-së si institucion, por edhe të zhvillimit të bizneseve, konsideron se ka avancim të theksuar në të dyja palët, si nga ana e bizneseve në rritjen e vetëbesimit në ATK për të deklaruar dhe paguar detyrimet tatimore, ashtu edhe në stafin e ATK-së i cili në krahasim me një të kaluar me profesionalizëm të vobektë, po shkon gjithnjë duke u zhvilluar dhe vetëdijesuar.
Sipas tij, rezultati i një hendeku tatimor kaq të madh është i papranueshëm për ATK-në si institucion, pavarësisht se është në nivel më të mirë në krahasim me disa vende të rajonit. Murtezaj theksoi se Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore për zvogëlimin në minimum të nivelit të evazionit fiskal, dhe se në bashkëpunim të ngushtë me bizneset synon të gjejë çelësin e këtij problemi.
Në diskutimin e hapur me biznese, u fol mes tjerash edhe për nevojën për promovim të transaksioneve elektronike në vend të atyre me para të gatshme, duke e përkrahur këtë edhe me infrastrukturë ligjore adekuate. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert