LAJMI I FUNDIT:

Oda e Infermierëve: Qeveria të merr parasysh kërkesat tona gjatë procedimit të Ligjit të Pagave

Oda e Infermierëve: Qeveria të merr parasysh kërkesat tona gjatë procedimit të Ligjit të Pagave

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë përmes një komunikate për media thotë se, është tejet e brengosur me mos transparencën nëpër të cilën po kalon draftimi i Ligjit për Pagat.

Në reagimin e bërë për media thuhet se “i gjithë ky proces shumë i rëndësishëm po përcillet me mungesë të komunikimit ndërmjet mekanizmave përgjegjës qeveritarë dhe Odës, si organizatë profesionale dhe e pavarur që ka për detyrim mbrojtjen e interesave të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë”.


“Ne kërkojmë nga Qeveria që gjatë procedimit të Ligjit të Pagave, të merren parasysh të gjitha kërkesat dhe thirrjet që iu kemi bërë dhe i kemi dorëzuar përmes shkresave të veçanta në Presidencë, Kuvend, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Shëndetësisë etj. Profesioni i infermierit dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë tashmë përveç kualifikimeve me shkollim të mesëm përfshinë edhe kualifikimet me bachelor, master dhe studime të doktoraturës. Andaj, kërkojmë me ngulm që këto kualifikime të merren parasysh edhe në përcaktimin e koeficientëve të pagave”, thuhet në reagim

Gjithashtu, OIK, kërkon që infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të trajtohen ngjashëm apo madje me koeficient edhe më të lartë se kolegët e tyre me bachelor të fizioterapiosë, radiologjisë etj.

“Kjo, duke u bazuar në nivelin e shkollimit të tyre, e jo siç ka qenë e përcaktuar në draftin fillestar të Ligjit, që është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, e ku infermierët me bachelor nuk janë trajtuar njëjt si kolegët e tyre me bachelor të fizioterapisë, radiologjisë etj”.

“OIK pret që infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, t’u vlerësohet puna dhe roli i tyre nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Andaj, shpresojmë shumë që puna të vlerësohet mbi bazën e kërkesave të drejtuara nga OIK tek organet përkatëse. Në të kundërtën, nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që profilet e ngjashme me edukim të ngjashëm të kenë koeficient të ndryshëm. Si OIK jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të japim kontributin tonë në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, vijon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori