Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka pezulluar licencat përkohësisht dy infermiereve, ka gjobitur në shumën prej 1000 euro dy infermiere tjera si dhe u ka shqiptuar masën e qortimit publik gjashtë infermiereve tjerë.
Siç njoftohet, vendimi është marrë nga Këshilli Etik, pasi është zbuluar nga Prokurori i Odës se të njëjtit kanë bërë shkelje të Kodit Etik të Odës së Infermierëve të Kosovës të sanksionueshme ligjërisht.
Të njëjtit kanë paraqitur në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë certifikata të falsifikuara për ndjekjen e edukimit të vazhdueshëm profesional me qëllim që ato të validohen dhe të përdoren për ri licencimin e tyre.
Këshilli Etik ka vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë të njëjtave.
“Derisa, tërheqje e licencës në afat 1 vjeçar i është bërë një anëtareje të OIK e cila me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, u ka shërbyer disa kolegeve të saja (që këtë rast kanë marrë gjoba materiale dhe qortime publike) certifikatat e falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Oda po ashtu tërheqje prej tre muajsh të licencës i ka bërë edhe anëtares tjetër e cila nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe organet tjera të OIK.
Kurse, gjoba materiale prej 1000 euro u janë shqiptuar infermiereve që janë larguar nga intervistat pasi janë ftuar nga Prokurori i OIK.
E atyre që kanë pranuar fajësinë, kanë bashkëpunuar me organet e OIK me qëllim të zbardhjes së të vërtetës dhe kanë shprehur pendesë për gabimin që kanë bërë, u janë shqiptuar qortime publike.
Të njëjtëve nga OIK iu është ngritur kallëzim penal në prokurorinë përkatëse me qëllim të ndjekjes penale dhe nuk do të amnistoj asnjë person që pretendon të ri licencohet me dokumentacion të falsifikuar.
OIK ka dhënë mundësi të vazhdueshme për anëtarët e saj që të ndjekin edukim të vazhdueshëm pa pagesë dhe që të mos kenë nevojë të bien pre e situatave të tilla.
Po ashtu, gjatë pandemisë ka lehtësuar procedurat e ri licencimit, duke ofruar edhe ulje të pragut për ri licencim nga 100 në 80 pikë.
“OIK pa kompromis do të zbuloj dhe do të merr masa ndaj të gjithë atyre që shkelin Etikën Profesionale dhe rregullat tjera të Odës si dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, në këtë drejtim OIK do të bashkëpunoj me të gjitha organet tjera të ndjekjes me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie shumë të shëmtuar dhe në kundërshtim me vlerat bazike të Kodit të Etikës Profesionale”, thuhet në njoftim.
“Organet e OIK dhe shërbimi profesional i OIK duke bërë përpjekje që shërbimet të ofrohen në mënyrë më të lehtë për anëtarët e sajë është krijuar hapësirë për kësi lloj të keqpërdorimit, duke u ballafaquar me këtë situatë OIK është e detyruar që tani e tutje certifikatat origjinale pasi të bëhet aplikimi online për ri licencim duhet të sjellën në formë fizike në mënyrë që të parandalohen dukuritë e tilla|”.
“OIK do të rishikoj të gjitha lëndët nga fillimi i procesit të ri licencimit dhe për çdo dyshim tjetër të bazuar do të merren masat më të rënda për shkelje Etike dhe Ligjore”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit