LAJMI I FUNDIT:

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do ta kollapsonte ekonominë e vendit

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do ta kollapsonte ekonominë e vendit

Pas paralajmërimeve se mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka thënë se është kundër këtij veprimi.

OHTK me anë të një reagimi publik thotë se, shpallja e kësaj gjendje do ta kollapsonte ekonominë.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), është kundër asaj që Asociacioni i Komunave të Kosovës është pajtuar edhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sepse kjo masë është e ashpër dhe do te kemi bllokim total të jetës së qytetarëve, bllokim total edhe i qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, humbje të vendeve të punës në të gjithë sektorët, e veçmas sektorin e hotelerisë dhe turizmit, pastaj rritje e dhunës në familje, falimentim të ekonomisë, etj.”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Sipas Odës, me izolimin total, të qytetareve fatura është shumë më e lartë.

“Jemi kategorisht kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por si zgjidhje mendojmë se ma të favorshme masat do të ishin: që të gjithë qytetaret, maskat të jenë të obligative, ruajtjen e distancës sipas rekomandimeve të shëndetësisë, pra këto masa mendojmë që do ta ulin lakoren, pra njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen, shëndetin mendor, e në veçanti do ta ruajmë dhe ekonominë, pra me këto masa do ta ruajmë qytetarin edhe ekonominë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/