LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit të Kosovës, do të jetë zë i biznesit kosovar

Oda e Afarizmit të Kosovës, do të jetë zë i biznesit kosovar

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), do të punojë që biznesi i Kosovës të ec drejt zhvillimit dhe ky komunitet që është shtyllë e vendeve të punës të ketë më shumë prosperitet.

Arsim Selmonmusaj, nënkryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës, ka thënë se qëllimi i kësaj ode është të ndihmohen bizneset kosovare.


“Jemi në proces të zgjerimit të të anëtarësisë. Si themelues kemi qenë 20 biznese. Ne nuk do të financohemi nga qeveria, por nga anëtarësia. Do të jemi zë i biznesit kosovar”, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovës”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Selmonmusaj, ka bërë me dije se pasi të kompletohet stafi do të dalin me planin e përgjithshëm. “Ka biznese në Kosovë, që asnjëherë s’ka qenë anëtarësia i asnjë ode ekonomike. Ka paragjykim që nga paslufta se odat ekonomike nuk bëjnë asgjë. Ne kemi qëllim të ua ndërrojmë këtë paragjykim”, ka thënë ai.

Selmonmusaj, ka kritikuar odat e tjera ekonomike se nuk kanë punuar sa duhet për komunitetin e biznesit. “Odat ekonomike nuk i kanë adresuar problemet reale të bizneseve”, ka thënë ai.

Sipas tij, Oda e Afarizmit të Kosovës, do të jetë e pavarur dhe jo e financuar nga qeveria. “Është humbur besimi tek odat ekonomike. Ka bizneseve që nuk merret fare me oda ekonomike, Ne do të shohim që për brenda 3 ose 6 muaj të shohim cili është problemi i biznesit. Në Odë i kemi ndarë departamentet dhe do të adresohen problemet e bizneseve”, ka thënë ai.

Një problem sipas Arsim Selmonmusaj, nënkryetar i OAK-së, është edhe energjia elektrike, MSA-ja, CEFTA etj. /Telegrafi/