LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Shkak i mos votimit të Projektligjit të Rimëkëmbjes, gjendja e bizneseve është e rëndë

Oda e Afarizmit: Shkak i mos votimit të Projektligjit të Rimëkëmbjes, gjendja e bizneseve është e rëndë

Pasi që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në rend dite është votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, përfaqësuesit e Odës Afarizmit të Kosovës (OAK) sot kanë ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare të partive politike në vend. Mirëpo, këta të fundit nuk ia janë përgjigjur ftesës së OAK-ut.

Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me qëllim që në këtë të përfshihen kërkesat dhe nevojat bizneseve.


Krasniqi tha se për shkak të mos votimit të këtij Projektligji gjendja e bizneseve në Kosovë është mjaftë e rëndë dhe se numri i të larguarve nga puna është rritur shumë.

Tutje ai tha se kjo po ndodh për shkak të mungesë së koordinimit në mes të qeverisë e cila nuk po ia ka numrat për ta kaluar këtë Projektligj jetik dhe opozitës.

Krasniqi nga Oda e Afarizmit po ashtu ka theksuar se për këtë Projektligj ka pas moskoordnimi të madh edhe me bizneset dhe vetë odat.

Ndërkaq, sekretar i Bordit të OAK-ut, Diamant Elshani tha se bizneset nga qeveria nuk po kërkojnë lëmosh por po kërkojnë mbështetje dhe kreativitet për të kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/