LAJMI I FUNDIT:

Oda Avokatëve të Kosovës kërkon tërheqjen e urdhëresës për ndalimin e avokatëve nëpër objektet e gjykatave

Oda Avokatëve të Kosovës kërkon tërheqjen e urdhëresës për ndalimin e avokatëve nëpër objektet e gjykatave

Oda e Avokatëve të Kosovës ka paralajmëruar bojkot të punës nga avokatët pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa apo pa leje.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Osman Havolli, në një konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme lidhur me ndalesën e avokatëve për të hyrë në objektet e gjykatave, ka thënë se kjo urdhëresë është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme.

Havolli tha se OAK kërkon që të tërhiqet Urdhëresa dhe Rekomandimi deri më 08.01.2019, përndryshe, siç tha ai, OAK , respektivisht avokatët do të bojkojnë çdo institucion në të gjitha rastet civile, penale, administrative.

“Këshilli Drejtues pas mbledhjes së jashtëzakonshme duke trajtuar çështjen e Urdhëresës dhe rekomandimit të KGJK-së lidhur me ndalimin e casjes në objektet e Gjykatave kanë marrë vendim në mënyrë unanime që kjo kërkesë të tërhiqet deri më datë 08.01.2019. Nëse nuk bëhet tërheqja e tyre, OAK respektivisht avokatët do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm më datë 09.01.2019”, ka thënë Havolli.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar Urdhëresë më datë 08.08.2018 të ndalohen avokatët për të pasur qasje në objektet e Gjykatave, Urdhëresë kjo e aprovuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me rekomandimin që e njëjta të zbatohet edhe në gjykatat tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori