Të rinjtë e Kosovës duhet të mësojnë për sa më shumë rrëfime suksesi të ndërmarrësve kosovarë të cilët me gjithë vështirësitë para dhe pas luftës ia kanë dalë të krijojnë ndërmarrje të cilat sot punësojnë me qindra persona, ndërsa rol të rëndësishëm këtu luan edhe edukimi i mirëfilltë. Me katër aktivitete të ndryshme të organizuara brenda një dite, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vazhduar me shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë që organizohet nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës.
“Të ngjarjen e titulluar “Të zhvillohesh në Kosovë”, Hakif Gashi, pronari i Meridian Corporation, njëherësh edhe ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, ndau rrugëtimin e tij që nga viti 1992 e deri më sot duke diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të aktiviteteve ndërmarrëse në vend. Gashi potencoi se pasioni i madh dhe përpjekjet e vazhdueshme kanë qenë faktorë kyç për rritjen e korporatës të cilën ai e udhëheq. Për më tepër, ai tregoi se për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm dhe bashkëkohorë duhet që në mënyrë konstante të punohet për ofrimin e produkteve me kualitet të lartë, që e rrisin mirëqenien e shoqërisë.
Në tryezën e organizuar në Drenas, në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal – Qendër, dhe Komunën e Drenasit, të titulluar “Të bëhesh Ndërmarrës: Perspektivat e Vetëpunësimit” ku ndërmarrësi Mërgim Prishtina ndau me të rinjtë e Drenasit historinë e krijimit të kompanisë TrePharm, duke theksuar se ka zgjedhur të investojë në industrinë farmaceutike, duke e parë si industri që mungon në vend. Ai i inkurajoi të rinjtë të guxojnë të ndërmarrin rrezikun për të zgjedhur një fushë specifike të paeksploruar, sepse e kanë potencialin të kontribuojnë në rritjen e ndërmarrësisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtoresha Ekzekutive e AZHR- Qendër, Mrika Macula, theksoi se në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Agjencioni për Zhvillim Rajonal – Qendër po punon drejt trajnimit të të rinjve në aftësi të buta, si dhe këshillimin e ndërmarrësve për aplikim në grante. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se fuqizimi i ndërmarrësisë nënkupton edhe fuqizimin e shtetit, dhe se të rinjtë kosovarë me përkrahjen e gjithanshme brenda dhe jashtë institucionale duhet të krijojnë perspektivë për të tashmen dhe të ardhmen e tyre me anë të ndërmarrësisë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se qëllimi i kësaj organizate për këtë javë është që me të rinjtë e Kosovës të ndajë sa më shumë histori inkurajuese të suksesit. Ai u shpreh se sot në Kosovë ekzistojnë rrethana më të favorshme për të qenë ndërmarrës, ndërsa sektori privat ofron mundësitë më të mëdha për zhvillimin e karrierës. Zeka i inkurajoi të rinjtë e pranishëm që nga tani të fillojnë me caktimin e synimeve të tyre, në mënyrë që në të ardhmen të kontribuojnë për shoqërinë.
Oda Amerikane në bashkëpunim me kolegjin RIT Kosovo, organizoi ngjarjen “Nxitja e Ndërmarrësisë përmes Edukimit” ku ndërmarrësi shumë i suksesshëm Ardian Hoxha ndau me studentët e RIT Kosovo ndikimin e edukimit në rrugëtimin e tij si ndërmarrës. Hoxha i motivoi studentët me rrëfimin e tij, duke u fokusuar në faktin se suksesi është i arritshëm për çdo person që beson se mund të ia dalë, natyrisht duke i caktuar objektivat dhe duke punuar shumë për të i arritur ato. Ai i inkurajoi studentët që të fillojnë përfshirjen në punë, qoftë ajo edhe vullnetare, pasi në këtë mënyrë ata do të fitojnë sa më shumë eksperiencë mbi tregun e punës dhe do të rrisin aftësitë e tyre.
Aktivitet me shumë interes dhe interaksion të madh ishte ai i organizuar nga Oda Amerikane në bashkëpunim me ndërmarrësin Ardian Hoxha “A mund të jesh kampion i suksesit?” me qëllim të diskutimit të sfidave nëpër të cilat kalojnë ndërmarrësit e suksesshëm, me eksperiencë në fusha të ndryshme. Mbi 200 të rinj të pranishëm patën mundësi të mësojnë për përvojat e ndërmarrësve si Ardian Hoxha, Hana Qerimi nga Shkolla Digjitale, Arta Shehu – Zaimi nga Labbox si dhe Mërgim Prishtina nga kompania TrePharm. Të katër ndërmarrësit e rinj rrëfyen para audiencës eksperiencat e tyre nga hapja e biznesit e deri në zhvillimin e bizneseve të tyre, duke përmendur sfidat që i kanë kaluar por edhe arritjet e vazhdueshme të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak