LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Më shqetëson fakti që në dy vitet e fundit nuk ka pasur të dënuar të profilit të lartë për korrupsion

O’Connell: Më shqetëson fakti që në dy vitet e fundit nuk ka pasur të dënuar të profilit të lartë për korrupsion

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se e shqetëson që në Kosovë në dy vitet e fundit nuk ka pasur dënime për rastet e korrupsionit në Kosovë.

Ai në forumin ‘”FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja “FOL”, përmendi dy zyrtarë serb të cilët janë arrestuar për korrupsion duke thënë se ata nuk kanë pasur dikë në drejtësisë që të mos dënohen sikurse shqiptarët.


“Në dy vitet e fundit askush nuk është dënuar me burg efektiv për korrupsion në rastet e mesme dhe të larta. Më herët janë dënuar dy sekretarë serb, dhe kjo nuk tregon që serbët e Kosovës janë më të korruptuar se sa shqiptarët e Kosovës. Kjo tregon që serbët e Kosovës nuk kanë qasje në pushtet, në sistemin e drejtësisë, nuk kanë dikë të ndërhyjë pra s’kanë si të ikin nga drejtësia sikur shqiptarët këtu. Duhet rezultate konkrete”, ka thënë ai.

O ‘Connell ndër të tjera tha se në Kosovë janë marr edhe vendime të duhura duke përmendur vendimin e Qeverisë për Organin shqyrtues për prokurim.

“Dua të lavdëroj kryeministrin që ka marr një vendim shumë të rëndësishëm. Organi shqyrtues për prokurim ka qenë shumë problematik në të kaluarën, të gjithë e dinë. Nëse kompanitë e gabuara fitojnë tenderin mundesh lirisht të shkosh tek Organi ta hapësh procesin derisa kompania e njohshme e fiton tenderin. Për herë të parë vendimi i kryeministrit ka qenë që procesi i rekrutimit të jetë i hapur për bordin e OSHP-së . Me proces të hapur, transparent, të rregullt, sipas e meritës, jo vetëm të merren do emra të vihen në Kuvend dhe të votohet. Kjo tregon që nëse qytetarët kërkojnë ndryshime, janë të mundshme, por është vetëm zëri i qytetarëve që ka këtë fuqi”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka përmendur ndihmën që i kanë ofruar KQZ-së për monitorimin e financave partiake, duke thënë se kanë filluar të ndërhyjnë partitë në hartimin e projektligjit.

“Hartimi i ligjit që është bërë nga shoqëria civile ka qenë shumë i mirë, por ndërhyrja nga partitë politike ka bërë që ligji ta humb kuptimin. Njëri nga sugjerimet e partive është të lejohet rritja e sasisë së parasë duke mos u kontrolluar, pra duke u lejuar parat kesh tek partitë, po kush bënë kontribut politik me thes parash? E bëjnë kontrabandistët, kriminelët, por njerëzit normal nuk bëjnë ashtu. Nëse vazhdojnë partitë politike të ndërhyjnë, ta ndryshojnë draftin e këtij projektligji, ne nuk do të vazhdojmë ta përkrahim KQZ-në as me monitorim, as me rekrutim”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se mund të vijë një ditë që do t’iu duhet të vendosin për përkrahjen e tyre për Kosovën.

“Nëse njerëzit vazhdojnë të votojnë për partitë që shkelin ligje, që përfshijnë kriminelë, që keqpërdorin gjërat, që punësojnë njerëz bazë të partisë, dhe qytetarët nuk reagojnë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Do të vijë dita kur ne do të kemi një vendim të vështirë për përkrahjen tonë për Kosovën”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori