LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Princi Charles vjen si partner i Kosovës

O’Connell: Princi Charles vjen si partner i Kosovës

Pajtimi dhe promovimi i dialogut ndërfetar, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do ta sjellin në Kosovë pas 17 vjetësh Princin e Walesit, Charles.

I shoqëruar nga dukesha e Cornwellit, Camilla, Princi Charles ndryshe nga viti 1999, kur kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it, tani vizita e tij do të jetë shtetërore, shkruan sot Koha Ditore.


Ai planifikon të takojë edhe presidenten Atifete Jahjaga. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, gjatë një bisede për “Kohën Ditore” ka shpalosur agjendën dhe qëllimin e vizitës së Princit.

Ardhja e tij në Kosovë, siç ka thënë O’Connell, është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Megjithëse Princi do të pritet nga presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori britanik ka theksuar se Princi shumicën e agjendës do t’ua përkushtojë takimeve dhe bisedave me njerëz të profileve të ndryshme.

Princi do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori