LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Memorandumi i Mirëkuptimit me Qeverinë tenton të adresojë problemin e nepotizimit

O’Connell: Memorandumi i Mirëkuptimit me Qeverinë tenton të adresojë problemin e nepotizimit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell tha sot se qytetaria aktive është e domosdoshme për një demokraci të shëndoshë.

O’Connell këto komente i bëri gjatë nënshkrimit të Memorandumin të Mirëkuptimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, e që ka për qëllim emërimin e personave të pavarur dhe profesional në institucionet publike përmes një procesi të drejtë dhe transparent të rekrutimit.


Sipas tij, ky projekt tenton të adresojë problemin e nepotizmit dhe faktin që njerëz jo profesional vendosen në pozita dhe nuk punojnë në të mirë të Kosovës, por i kthejnë favore njerëzve apo grupeve që i kanë vendosur aty.

Haradinaj: Po fuqizojmë transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike
Lexo po ashtu Haradinaj: Po fuqizojmë transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike

“Në raste të tilla degradohet institucioni dhe Kosova mbete prapa”, tha ambasadori britanik.

Ai tha se Kosova ka shumë kuadro të përgatitura jashtë shtetit dhe ftoi të gjithë të aplikojnë gjatë hapjes së konkurseve dhe mos të ketë paragjykime.

Ambasadori britanik bëri të ditur se ideja e projektit është e qartë, ata nuk marrin vendime që i takojnë Kosovës, por përmes këtij Projekti ofrohet një listë e  shkurtër e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret dhe pastaj qeveria e zgjedh kandidatin më të përshtatëm.

“Kemi vendosur të vazhdojmë projektin sepse vlerësojmë se ka pasur sukses dhe mund të ketë më shumë në të ardhmen. Nuk do të vazhdojmë të investojmë paren e Britanisë vetëm për dështim”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori