LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Durimi ka fund, Kosova nuk duhet paguar veteranë të rrejshëm

O’Connell: Durimi ka fund, Kosova nuk duhet paguar veteranë të rrejshëm

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se pajtohet plotësisht me mendimin e homologut të tij zviceran, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Kosova nuk duhet paguajë veteranë të rrejshëm dhe të merr financime nga Zvicra.

“Këtë krejt e dimë, nuk është që vetëm ne si miq të Kosovës, por e dinë edhe kosovarët. Për ne në Europë është e vështirë për të mbajtur përkrahjen me financa. Të varfër ka edhe te ne, edhe në Zvicër ka. Pse tatimpaguesit zviceranë në këtë rast të paguajnë për diçka që mund të financohet prej buxhetit të Kosovës, por që Kosova vetë ka vendosur që këtë buxhet ta përdorë për diçka tjetër”.


Ambasadori britanik në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka kritika ndaj UÇK-së, por ndaj qasjes së Kosovës ndaj veteranëve të rrejshëm.

“Nuk e kritikoj UÇK-në në këtë rast. Unë kam respekt sidomos për një njeri, Dervish Gashin, një ish-pjesëtar të UÇK-së,i cili shkoi në Angli dhe shpëtoi dhjetëra njerëz nga një sulm terrorist në Londër. Por duke folur për këtë rast të veteranëve, ne e dimë sikurse ju që e dini se ka pasë shumë mashtrime. UÇK-ja i ka treguar NATO-s se ka pasë 60 mijë trupa, si mund të ketë tani 60 mijë e më shumë? Mashtrime ka edhe te ne, por çka është thelbi se a hetohet ose jo. Edhe çka ka qenë shumë zhgënjyese është se krejt e kanë ditur por jo edhe kur dikush ka tentuar të bëjë diçka, p.sh Elez Blakaj, u kërcënua, nuk u mbrojt nga klasa politike dhe iku”.

“Kjo na tregon diçka shumë të rëndësishme për gatishmërinë e drejtësisë së Kosovës të ballafaqohet me këtë”.

O’Connell tha se ka ardhur koha që Kosova të kuptojë se durimi nuk është i pafund dhe të mos rrezikojë marrëdheniet me jashtë. Ai shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, por duhet pasur zhvillim në Kosovë dhe tha se këtë mund ta bëjnë vetë kosovarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori