0Shares

Tregtia globale në mallra do të vazhdojë rritjen sipër trendit në tremujorin e parë të këtij viti, sipas treguesit të perspektivës tremujore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Treguesi i përgjithshëm që përbëhet nga komponentët “nxitësit e tregtisë”, arriti në 102.3 pikë, krahasuar me 102.2 pikë që ishte në nëntor.

Të gjithë komponentët ishin pozitiv përveç tregtisë së pajisjeve elektronike, gjë që sinjalizon një dobësim të ndjesisë së konsumatorit.

Sipas ekonomistëve të OBT-së, rritja është sipër trendit dhe se rimëkëmbja e 2017-ës pritet të vazhdojë në fillim të vitit aktual, bazuar në porositë e forta të eksporteve si dhe prej transportit ajror dhe në det të mallrave.

Organizata projekton një rritje të përgjithshme të tregtisë botërore në mallra prej 3.2% këtë vit, krahasuar me vlerësimin prej 3.6% në 2017-ën. Kjo shifër është bazuar edhe në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rritjen ekonomike.

Sipas ekonomistëve të Organizatës, mosmarrëveshjet tregtare nuk ndikojnë shumë perspektivën e përgjithshme të tregtisë globale, pasi ndikojnë më shumë sektorë të veçantë të ekonomive dhe se nëse një burim i mallrave kufizohet, importuesit zakonisht i zëvendësojnë me burime alternative për mallra të ngjashëm. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)