LAJMI I FUNDIT:

OBSH paralajmëron për një krizë globale të shëndetit mendor

OBSH paralajmëron për një krizë globale të shëndetit mendor

Për shkak të izolimit të imponuar, varfërisë dhe ankthit, një krizë globale e shëndetit mendor po kërcënon për shkak të pandemisë së coronavirusit, paralajmëroi kreu i departamentit të shëndetit mendor të OBSH-së.

“Izolimi, frika, pasiguria dhe rënia ekonomike shkaktojnë ose mund të shkaktojnë probleme psikologjike”, tha Devora Kestel, drejtore e Departamentit të Shëndetit Mendor të OBSH, transmeton Telegrafi.


Duke paraqitur një raport të KB-së dhe udhëzime mbi coronavirusin dhe pandeminë e shëndetit mendor, Kestel tha se një rritje e madhe e numrit të sëmundjeve mendore dhe intensiteti i tyre ishte i mundshëm dhe që qeveritë duhet ta vendosnin edhe këtë si prioritet të tyre.

“Shëndeti mendor dhe mirëqenia e të gjitha shoqërive janë goditur rëndë nga kriza dhe janë përparësi që duhet të adresohet urgjentisht”, u tha Kestel gazetarëve.

Raporti nxori në pah disa rajone dhe shtresa shoqërore që janë grupi më i prekshëm për sëmundje mendore – duke përfshirë fëmijë dhe të rinj të izoluar nga miqtë.

Hulumtimet deri më tani kanë treguar tashmë ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor global. Psikologët deklarojnë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve me ankth dhe depresion në disa vende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori