LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Omicroni përhapet më shpejtë sesa Delta, godet edhe ata që janë vaksinuar

OBSH: Omicroni përhapet më shpejtë sesa Delta, godet edhe ata që janë vaksinuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë të ditur se varianti i ri i coronavirusit, Omicron përhapet me shpejtë sesa Delta dhe kështu me të mund të infektohen edhe ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga COVID-19.

“Tani ekzistojnë dëshmi se Omicroni përhapet më shpejtë sesa Delta. Sigurisht që ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga COVID-19 sërish mund të infektohen”, ka njoftuar kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Telegrafi.


Një prej shkencëtareve më të njohura të OBSH-së, Soumya Sëaminathan, ka treguar se prioritet për vaksinim me dozën e tretë do të duhej të ishin ata persona që kanë imunitet të dobët.

“Shpresojmë që këtë sëmundje ngjitëse do të arrijmë ta shndërrojmë në një sëmundje të lehtë që mund të shërohet lehtë në të ardhmen. Nëse bartja e virusit është minimal, mundemi t’i japim fund pandemisë”, tha Mike Ryan nga OBSH. /Telegrafi/