LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja: Ndotja e ajrit në botë është edhe më rëndë sesa menduam

OBSH-ja: Ndotja e ajrit në botë është edhe më rëndë sesa menduam

Ndotja e ajrit është edhe më e rrezikshme nga sa mendohej më parë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi ul nivelet maksimale të sigurta të ndotësve kryesorë, siç është dioksidi i azotit.

Rreth shtatë milionë njerëz vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit, thotë OBSH-ja.


Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vuajnë më shumë, për shkak të mbështetjes së tyre në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e vendos ndotjen e ajrit në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm, raporton bbc.

Ajo po u kërkon 194 shteteve anëtare të saj që të ulin emetimet dhe të ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike, përpara samitit të COP26 në muajin nëntor.

Nuk është lajm për njerëzit që vuajnë nga problemet e zemrës dhe mushkërive që grimcat dhe gazrat toksike mund të dëmtojnë njerëzit në nivele shumë më të ulëta nga sa mendohej më parë.

Ndryshimet në udhëzimet nënkuptojnë se kufijtë ligjorë të Mbretërisë së Bashkuar për ndotësit më të dëmshëm tani janë katër herë më të larta se nivelet maksimale të rekomanduara nga OBSH-ja.

Problemi është se ndotja më e keqe – grimcat e vogla të cilat mund të thithen në mushkëri – është kaq tmerrësisht e vështirë për t’u ndalur.

Ndotja vjen nga shkarkimet e automjeteve dhe ngrohja qendrore e gazit. Por grimcat e dëmshme lëshohen gjithashtu në ajër në mënyra të tjera – ose formohen në ajër në reagim me kimikate të tjera.

Burimet e grimcave përfshijnë ngjyra, lëngje pastrimi dhe tretës. Shtoni gomave të veturës të veshura në rrugë, ose frenave – do të thotë që edhe makinat elektrike nuk mund të ofrojnë një zgjidhje perfekte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori