Ekspertja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan, ka këshilluar qytetarët në mbarë botën që të mos i përziejnë vaksinat kundër COVID-19 nga prodhues të ndryshëm, duke theksuar se një vendim të tillë duhet ta marrin zyrtarët shëndetësorë, e jo qytetarët krye në vete, shkruan Reuters.

“Është një trend paksa i rrezikshëm. Do të jetë një situatë kaotike në vende, nëse qytetarët fillojnë të vendosin se kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, tretën dhe të katërtën”, ka shtuar ekspertja e OBSH-së, transmeton Telegrafi.

Swaminathan e ka cilësuar përzierjen e vaksinave me “një zonë pa të dhëna”, por më pas ka shpjeguar këtë deklaratë të saj.

“Personat të caktuar nuk mund të marrin vetë vendimet, atë mund ta bëjnë agjencitë për shëndet publik duke u bazuar në të dhënat që i disponojnë. Imunizimi dhe siguria duhet të vlerësohen”, ka shkruar ajo në Twitter.

Një grup i ekspertëve të OBSH-së në qershor ka njoftuar se vaksina e Pfizer do të mund të përdorej si doza e dytë, pasi që dikush mund ta ketë marrë dozën e parë të AstraZeneca, nëse ndërkohë vie deri të mungesa e vaksinave të Pfizer.

Janë duke u kryer teste klinike në Universitetin e Oksfordit, që do të trajtojnë përzierjen e vaksinave të AstraZenecas dhe Pfizer, si dhe të Moderna dhe Novavax. /Telegrafi/