LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Të zbatohet Marrëveshja

OBRM-PDUKM: Të zbatohet Marrëveshja

“Është mirë që partitë arritën marrëveshje. Kjo para se gjithash është mirë për shtetin që të ketë zgjedhje dhe ti jepet fund krizës politike të shkaktuar nga opozita. Kështu ka vlerësuar sot lideri i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, duke shtuar se shpreson se kësaj here opozita nuk do të kërkojë sërish alibi për anulime të reja dhe të bojkotoj zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“E dimë se LSDM-ja ka histori të pasur të shmangies së zgjedhjeve dhe në kërkesat për alibi për bojkotim të zgjedhjeve. Për këtë është shumë e rëndësishme marrëveshja e djeshme të zbatohet dhe të zbatohet që të mos kemi sërish përpjekje të opozitës që në fazën e implementimit të shmangë ose të shtyjë diçka. Shpresoj se këtë herë do të luajnë ndershëm  dhe se në kohë do të zbatohet gjithçka që është akorduar që të mundet këtë vit të mbahen zgjedhje dhe ti jepet mundësi popullit ta japë mendimin e tij”, ka thënë  ish kryeministri Gruevski.


Sipas tij, tani është koha që populli  të shprehet se politikën e kujt dhe cilën garniturë e përkrah.

“Tani është koha t’i jepet mundësi e dytë popullit të tregojë se cilën politikë e përkrahë dhe cilën mënyrë të punës e përkrah, përkatësisht cilën parti politike e përkrah  dhe cilën garniturë politike. Na dëgjuan neve, na panë neve, i dëgjuan ata, i kanë parë mirë ata, ashtu që koha është t’u jepet mundësi popullit të zgjedh pas përfundimit të krizës politike se si Maqedonia të lëviz në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Gruevski./Telegrafi/