LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Boçvarski të japin dorëheqje, tre ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Boçvarski të japin dorëheqje, tre ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur

Partia opozitare, OBRM-PDUKM sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski për aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Dorëheqjen e kërkojnë, pasi siç thonë nga OBRM-PDUKM-ja, “korrupsioni sistemik çoi në një aksident me 44 viktima, përgjegjësi dhe dorëheqje të Spasovskit dhe Boçvarskit”.


“Spasovski dhe Boçvarski të japin menjëherë dorëheqje, 3 ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur, ndërsa kush ka shpëtuar.

Autobusi i Besa Transit nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, ka kaluar në doganë, ka kaluar kontrolle policore, inspektorate dhe është lëshuar në komunikacionin ndërkombëtar, jo një herë disa herë, dhe as Oliver Spasovski, as Boçvarski nuk e gjejnë fajin te vetja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se Në autobus padyshim nuk kishte pajisjet e nevojshme për shpëtim në rast aksidenti, ku përfshihen çekiçët e zakonshëm për thyerjen e xhamave, apo aparatet kundër zjarrit.

Nga atje akuzojnë se tre ditë pas aksidentit, shteti nuk ka të dhëna se kush ka humbur jetën, sa persona kanë qenë në autobus, sa janë shpëtuar. Familjet e të viktimave dhe opinioni kanë mbetur të supozojnë në media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori