LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qytetarët në kushte jonjerëzore presin të fotografohen për pasaporta

OBRM-PDUKM: Qytetarët në kushte jonjerëzore presin të fotografohen për pasaporta

OBRM-PDUKM ka reaguar në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve të reja. Nga kjo parti thonë se në vend të rendit, Spasovski prodhon rrëmujë dhe në vend që qytetarët t’i marrin dokumentet personale me kohë, ai i lë ata të keqtrajtohen.

Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI kujdeset për interesat partiake, për interesat e individëve dhe i ka harruar qytetarët.


“Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në vend të rendit dhe sigurisë për qytetarët, prodhon rrëmujë dhe pa mëshirë i lë qytetarët në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore të presin të fotografohen për dokumente personale, e pastaj në kushte çnjerëzore t’i marrin ato, nëse kanë sukses fare. Po të donte Oliver Spasovski mund ta ndryshonte situatën dhe të gjithë do t’i merrnin dokumentet personale me kohë dhe në kushte të përshtatshme”.

“Kaosi me dokumentet personale është dëshmi se Oliver Spasovskit i intereson vetëm vetëpromovimi, kurse qytetarëve nuk i intereson fare. Oliver Spasovski tregoi se kriminelët të cilëve u ka organizuar lejet e udhëtimit, gjegjësisht pasaportat i trajton në mënyrë më të ndershme. Oliver Spasovski vetëm tregon se si shpërdoron gjithë MPB-në për të punuar ekskluzivisht në avancimin e tij”.

“E vetmja zgjidhje për qytetarët që udhëtojnë që duhet të shkojnë në vendet e tjera për trajtim është që Gjykata Kushtetuese të marrë një masë të përkohshme, sepse ata qytetarë që kanë nevojë të madhe për pasaportë nuk mund ta marrin atë as me procedurë urgjente”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori