LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria zhvatëse e Zaevit dhe Spasovskit hyri në një skandal të madh para ikje nga pushteti

OBRM-PDUKM: Qeveria zhvatëse e Zaevit dhe Spasovskit hyri në një skandal të madh para ikje nga pushteti

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “qeveria zhvatëse e Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit para ikjes hyri në skandal të madh”.

“LSDM, Zaev dhe Spasovski përmes MPB-së në mënyrë kriminale furnizonin dokumente udhëtimi. Tenderi skandaloz kushton rreth 20 milionë euro, ndërsa e gjithë procedura është jashtë procedurave ligjore”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas planit, të furnizimit të pasaportave dhe dokumenteve personale në MPB, thonë nga OBRM-PDUKM, në vitin 2019 janë paraparë mjete rreth 7 milionë euro dhe menjëherë më pastaj e njëjta firmë dhe e njëjti ofrues ‘Veridos’ kërkon shumë prej rreth 20 milionë euro, shumë që sipas partisë opozitare maqedonase, është siguruar nga qeveria zhvatëse kriminale e LSDM-së.

“Për atë se e gjithë procedura është kriminale tregon fakti që marrëveshja prej 19.681.666 euro është nënshkruar më 05.12.2019 ndërsa vendimi për zgjedhje dhe raporti i procedurës për këtë furnizim publik është arikuvar më 06.12.2019, përkatësisht një ditë pasi që është arritur amrrëevshje mes MPB-së dhe firmës ‘Veridos'”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se LSDm, Zaev dhe Spasovski i shkelin të gjitha normat ligjore për t’u pasuruar dhe se tipari i qeverisjes së tyre është krimi, haraçi, kërcënimet dhe korrupsioni.

“Prokuropria Publik për të tretën ditë hesht për këtë skandal që kushton rreth 20 milionë euro”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori