LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM për konfiskimin e telefonave të shtrenjtë: Po të mos ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast

OBRM-PDUKM për konfiskimin e telefonave të shtrenjtë: Po të mos ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me konfiskimin e disa telefonave, lap topëve dhe aksesorëve të ndryshëm nga ana e policisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se po mos të ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast, duke pyetur nëse drejtori Stefan Bogoev ka lejuar një veprim të këtillë.


“A lejoi Bogoev kontrabandë me 1200 kg telefona të shtrenjtë? Pse hesht Dogana për një skandal prej qindra mijëra eurosh? Në vend që Drejtoria e Doganave të njoftojë opinionin se policia në aksion ka penguar kontrabandën e telefonave, të cilët kanë kaluar nën kontrollin e tyre, kjo mësohet nga mediat. Domethënë një kombi plot me telefona të shtrenjtë, d.m.th. me pako të rënda 1.200 kg janë kapur në autostradën Petrovec – Shkup pasi kishte kaluar tashmë në doganë, e cila kishte regjistruar se po transportoheshin mallra të tjera e jo telefona”.

“Nëse nuk do të ishte aksioni i policisë, 1200 kg telefona të shtrenjtë do të kishin përfunduar në tregun e zi. Nëse bëni një matematikë të thjeshtë dhe konsideroni se në automjet kishte vetëm 1.200 telefona, të cilët do të shiteshin me një çmim prej 500 deri në 1000 euro, arrini në një shumë prej mbi gjysmë milioni deri në një milion euro. Kjo është një krim i rëndë, i cili është padyshim është bërë në bashkëpunim me autoritetet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori