LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Për Arsovskën më të rëndësishme janë lojërat politike, sesa interesi i qytetarëve

OBRM-PDUKM: Për Arsovskën më të rëndësishme janë lojërat politike, sesa interesi i qytetarëve

“Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Danela Arsovska e solli qytetin e Shkupit në prag të katastrofës mjedisore. Fakti që mbeturinat nuk grumbulloheshin për ditë të tëra, jo vetëm që do të thoshte rrezikim i mjedisit, por edhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Higjiena komunale nuk e ka kryer punën për të cilën është paguar nga qytetarët dhe kjo ka qenë arsyeja për krijimin e qindra deponive në afërsi të shtëpive, kopshteve dhe parqeve”.

Kështu thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM, të cilët e akuzojnë kryetaren e Shkupit për papërgjegjshmëri. Sipas tyre, kryetarja Arsovska nuk ka dashur që të zgjidhet ky problem, sepse, siç thonë ata, kur kryetarët e Shkupit u organizuan me ndihmën e kapaciteteve modeste dhe me ndihmën e komunave nga brenda shtetit, Arsovska bllokoi atë nga teka.


“Është e qartë se për të ishin më të rëndësishme lojërat politike sesa interesi i qytetarëve dhe shëndetit të tyre. Arsovska nuk e bëri punën e saj dhe la qytetin të fundoset në plehra për ditë të tëra, dhe refuzoi të tjerët që të ndihmojnë në tejkalimin e problemit. Cili ishte interesi i Arsovska për krijimin e kësaj fatkeqësie mjedisore? A ka pasur për qëllim ndëshkimin e qytetarëve apo defokusimin nga çështjet tjera”.

“Arsovska u zgjodh që të punojë në interes të popullit dhe të realizojë projektet që ka premtuar. Nuk ka asgjë nga projektet e premtuara, por vetëm shpifje dhe nënkuptime. Ajo përpiqet të mbulojë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj me shpërthime nervore dhe sulme të pabaza. Populli e sheh dhe e vlerëson”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori