LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Na shqetëson paralajmërimi i Zaevit për një marrëveshje me Bullgarinë

OBRM-PDUKM: Na shqetëson paralajmërimi i Zaevit për një marrëveshje me Bullgarinë

Përmes deputetit Trajko Veljanoski, OBRM-PDUKM-ja këkron që të shqyrtojë marrëveshjet e kryeministrit Zoran Zaev me shtetin bullgar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja angazhohet për fqinjësi të mirë që nënkupton respektim të ndërsjellë dhe mbështetje, mirëpo është e shqetësuar për mostransparencë dhe lehtësinë e qasjes së Zaevit për një çështje mjaft serioze siç është nënshkrimi i një marrëveshje me Bullgarinë.


Veljanoski thotë se kjo çështje prek indentitetin dhe historinë e popullit maqedonas dhe se është e papërgjegjshme që e njëjta çështje të trajtohet në nivel të konferencave të përditshme, pa analiza serioze, si edhe pa një pajtim të përgjithshëm nuk duhet të paralajmërohet nënshkrimi i një marrëveshje të tillë./Telegrafi/