LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi në mënyrë kontrabanduese parashtrojnë ligjet e shtetit

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi në mënyrë kontrabanduese parashtrojnë ligjet e shtetit

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe LSDM-në për parashtrimin e dy ligjeve në Kuvend me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM dhe shumica qeverisëse vazhdojnë të shkelin demokracinë parlamentare dhe debatin në Kuvend. Sot në Kuvend, Talat Xhaferi parashtroi dy ligje të rëndësishme, me procedurë të shkurtuar dhe ndryshime në Kodin Penal, si dhe një ligj krejtësisht të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Kjo është një mënyrë kontrabande për sjelljen e dy ligjeve të rëndësishme në vend, akuzojnë OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Përkatësisht, në pajtim me nenin 170 të Rregullores së Punës së Kuvendit, propozuesi i projektligjit mund t’i propozojë Kuvendit të diskutojë propozimin e ligjit për procedurën e shkurtuar në rastet kur: nuk është një ligj kompleks dhe gjithëpërfshirës, ndërprerjen e vlefshmërisë së një ligji ose dispozitave të caktuara të një ligji ose nuk ka dyshim për shtrirjen komplekse apo të gjerë të ligjit me të drejtën e Bashkimit Evropian”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se asnjë nga kushtet e theksuara më lartë nuk i plotësojnë këto dy ligje që të parashtrohen me procedurë të shkurtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori