LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme për përballje me krizën

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme për përballje me krizën

Pas një pauze të shkurtër partia opozitare OBRM-PDUKM sërish insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin për dështim me menaxhimin me krizën ekonomike dhe energjetike. Nga partia në pushtet thonë se kanë planë që siguron rritjen ekonomike.

OBRM-PDUKM sot ka përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për përballje me krizën ekonomike. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksandar Nikollovski, deklaroi sot se vendi gjendet në një situatë katastrofale ekonomike dhe mungesë të planit për ballafaqim me krizën energjike dhe këtë, ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kovaçevski, i cili dje tha se, në zgjedhjet ardhshme në vitin 2024, OBRM-PDUKM do të pësojë disfatë, Nikllovski theksoi se, nëse janë të sigurt për këtë, atëherë nuk duhet të kenë frikë që të shkohet menjëherë në zgjedhje.


“Përderisa Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se, do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme ti caktojmë ato më së voni në pranverë të vitit 2023, mund të jenë në muajt mars apo prill, më së voni në muajin maj dhe të shohim kush do të fitojë në ato zgjedhje. Mënyra më e mirë për të dëshmohet apo të demantohet ajo që e flasin, është të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare, ndërsa ato janë të mira siç thash edhe për përballje me problemet ekonomike në shtet”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM.

Ndërkohë, nga LSDM thonë se kryeministri ka plan i cili siguron rritje ekonomike dhe standard më të mirë të jetës për vitin e ardhshëm.

“Se viti 2023 do të jetë shumë më i mirë se ky, konfirmojnë edhe projeksionet e BERZH-it të cilat parashohin rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 2,3 përqind. Këtë, mes tjerash, do ta arrijmë edhe me rritjen e numrit të investimeve të huaja direkte, me transformimin e sektorit energjetike, gjë që veç më po ndodh në mënyrë intensive në shtetin tonë”, deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.

Kryeministri Kovaçevski, dje duke komentuar pretendimet e opozitës maqedonase se, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, OBRM-PDUKM do të marrë më së paku 61 deputetë, tha se zgjedhje në vend do të mbahen në vitin 2024 dhe në to, sipas tij,OBRM-PDUKM do të pësojë disfatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori