LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kërkesat e reja bullgare janë një poshtërim i ri, Kovaçevski le të tregoj të vërtetën e kësaj pune

OBRM-PDUKM: Kërkesat e reja bullgare janë një poshtërim i ri, Kovaçevski le të tregoj të vërtetën e kësaj pune

“Kovaçevski fshihet dhe nuk thotë asnjë fjalë për gjendjen e re në marrëdhëniet me Bullgarinë”, reagojnë nga opozitarja OBRM-PDUKM.

Në fund të fundit, shtojnë nga atje, e gjithë qeveria është me pushime dhe asnjë ministër përkatës nuk do të dalë në publik dhe do të thotë se cili është ai dokument i ri bullgar me kushte të reja për Maqedoninë.


Gjegjësisht, Bullgaria është duke përgatitur një dokument të ri të shkruar i cili duhet të përmbajë obligime të reja për Maqedoninë dhe sipas të cilit pala bullgare ndoshta do të vlerësojë nëse Maqedonia do të ketë veto të re në një kapitull, gjegjësisht në një grupim.

Ndërkaq, ministri bullgar i Punëve të Jashtme Millkov thotë se një dokument i tillë i shkruar do t’u mundësojë “qasje sistematike dhe detyra dhe përgjegjësi të shkruara qartë, në mënyrë që të priten rezultate”.

“Kovaçevski duhet të dalë dhe të thotë se çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë. Cilat janë poshtërimet e reja që janë gati të bëjnë për hir të karrierës së tyre personale. Fjala vjen, Millkov, MPJ bullgare, siç përmendet nga partia opozitare, thotë mes rreshtave se LSDM është partia me të cilën po punojnë, kështu që shtrohet pyetja logjike nëse ky dokument i ri i shkruar i Kovaçevskit dhe kompanisë së pari do ta mohojë atë, pastaj e fshehin dhe pastaj do ta pranojnë dhe do ta paraqesin si një moment historik, ashtu siç kanë bërë me të gjitha tradhtitë më parë.

Të tilla poshtërime duhet të ndalen. Maqedonia duhet të ketë pozita solide kombëtare dhe shtetërore. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur me këtë qeveri. Prandaj duhet të vendosë populli”, theksohet në deklaratën nga partia e Mickoskit.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori