LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM i jep pesë ditë afat zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje

OBRM-PDUKM i jep pesë ditë afat zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM thhet se “Qeveria kriminale e LSDM-së, e frikësuar për shkak se qytetarët njohën politikat anti-shtetërore dhe secilën ditë janë dëshmitarë të vjedhje që e zbaton i vetmi politikan i amnistuar në Evropë.

“Qeverisja kriminale duhet të jetë e frikësuar për shkak bëhet e qartë se qytetarët e shohin OBRM-PDUKM-në dhe kryetarin Hristijan Mickoski si mbrojtës të vetëm të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se i vetmi politikan në Evropë i cili është i amnistuar për kriminaliteti vazhdon që vazhdimisht të gënjejnë dhe të përpiqen të manipulojnë qytetarët se të gjithë politikanët janë kriminelë dhe të pandershëm siç është vet Zaevi.


Sipas OBRM-PDUKM-së, kjo është edhe një nënçmim dhe përçmim ndaj popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Firma ‘Mitka-Energotek’ ku kryetari, Hristijan Mickoski është bashkëpronar me vetëm 7%, ka konkurruar për tender në vitin 2014, kur Hristijan Mickoski nuk ka qenë këshilltar në Qeveri dhe nga ky fakt as gënjeshtarët e LSDM-së nuk mund të ikin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në kumtesën e kësaj partie i jepet afat prej 5 ditësh zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje për shpifjet ndaj Mickoskit, dhe nëse nuk bëhet atëherë do të paditet për shpifje.

Ata thonë se LSDM-ja duhet të përgjigjet nëse ky është çmimi i shitjeve të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe se në secilin shtet ka mafi, por vetëm në Maqedoni mafia mori shteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori