Deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë janë duke e penguar punën e dhomës ligjvënëse me një protestë ku kritikohen ndryshimet në buxhetin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë shpalosur transparente me mbishkrimet ''Iku jeta'' duke ju replikuar deputetëve të LSDM-së për sloganin ''Vjen jetë në Maqedoni.''


Gjithashtu ata kanë shpalosur edhe afishe me mbishkrimin ''Hiqet buxheti i Maqedonisë''.

Krejt këto bëheshin derisa mbaheshte debati për rebalancin e buxhetit të këtij viti. Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se janë duke u shkurtuar buxhete për gjëra të panevojshme. /Telegrafi/

OBRM PDUKM Kuvend