OBRM-PDUKM-ja akuzon Mila Carovskan për shkurtim të parave për kopshtet e fëmijëve
OBRM-PDUKM-ja akuzon ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, se shkurton para nga buxheti për kopshtet e fëmijëve dhe me këtë ka goditur interesat e familjeve. Irena Popova nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se paaftësia e LSDM-së në mënyrë të pamenduar po godet interesat e familjes, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me rebalancin e buxhetiti, ministrja e papërgjegjshme Mila Carovska ka shkurtuar 5.600.000 denarë të cilat ishin të dedikuara për ndërtim dhe rregullim të kopshteve për fëmijë”, tha Popova.
Ajo shtoi se në këtë mënyrë Carovska po imponon kaos dhe paqartësi tek familjet, të cilat sipas saj nuk do të dijnë nëse në komunat e tyre a do të ketë kopshte të reja.
“Fakt është se me fondet e shkurtuar të parapara për hapjen e kopshtet në vitin 2017, nuk do të hapen asnjë pasi nuk ka para. Këto 5.600.000 denarë që shkurtoi LSDM-ja kanë qenë të mjaftueshme për hapjen e pesë ose gjashtë kopshteve të vogla”, përfundoi Popova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251