0Shares

Nëpërmjet një kumtese nga OBRM-PDUKM, thuhet se “LSDM bëri ndryshimin e emrit në mënyrë joligjore, kundër kushtetuese dhe të dhunshme”.

“81 deputetë dje sollën vendim të turpshëm dhe joligjor ku mohohet vullneti i popullit të Maqedonisë të shprehur në referendum më 30 shtator, ku nuk ishte i suksesshëm dhe me këtë askush në shtet nuk ka legjitimitet të veprojë në kundërshtim”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë dhe popullit maqedonas i bëhet dëm i madh OBRM-PDUKM do të bëjë çmos për ta rregulluar këtë padrejtësi.

“Padrejtësia nuk guxon të mbetet. LSDM dëshmoi se e udhëheq shtetin në drejtim të gabuar. Pikërisht për këtë duhet të ikë. OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare bashkërisht me ato për kryetar shteti, që kjo qeverisje kriminale që i dha humbje shtetin të ikë’, shkruhet në njoftimin e kësaj partie./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)