LAJMI I FUNDIT:

“Objekti misterioz” ngjitur me Policinë, çka u gjet aty e çfarë funksione kryente – ish koloneli zbulon detajet

“Objekti misterioz” ngjitur me Policinë, çka u gjet aty e çfarë funksione kryente – ish koloneli zbulon detajet

Policia e Kosovës të mërkurën ka bastisur një objekt që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

Sipas njoftimit në bastisjen e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë.


Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka dhënë detaje në lidhje me funksionimin e  objektit në fjalë ndër vite.

Ai thotë se para luftës objekti ka funksionuar si një filial i “Komercialna Banka” derisa sipas tij në funksionin e tanishëm objekti ekziston që pas vitit 2000.

“Pas luftës ka funksionuar si qendër humanitare që e ka menaxhuar UNMIK-u. Një kohë ne si Polici e Kosovës nuk kemi ditur kush hynë e kush del nga ai objekt. Unë vet kam qenë në gjeneratën e parë të Policisë”, tha për RTV Dukagjinin Sylejmani.

“Në atë objekt disa organizata joqeveritare por edhe disa mjekë kanë trajtuar pjesëtarët e komunitetit serb. Kujtojmë pas lufte lëvizja e serbëve në Kosovë dihet si ka qenë”, shtoi ai.

Sylejmani thotë se organizata që ka operuar në atë objekt ka qenë e licencuar në Ministrinë e Tregtisë, por sipas tij kjo që një kohë mund të ketë humbur licencën.

​Lokali i dyshimtë pranë Policisë, Islami: Alarmante, aty mund të jetë punuar kundër interesave të shtetit
Lexo po ashtu ​Lokali i dyshimtë pranë Policisë, Islami: Alarmante, aty mund të jetë punuar kundër interesave të shtetit

Megjithatë ish-koloneli i Policisë thotë se nuk ka vend për deklarata të befasishme pasi sipas tij objekti në fjalë ka qenë nën monitorimin e organeve shtetërore të sigurisë.

“Mos të harrojmë se ngjitur me këtë objekt ka qenë edhe AKI një kohë”.

Ai thotë se shumë OJQ në Kosovë pos misioneve tyre humanitare kanë pasur edhe qëllime tjera.

“Mirëpo pos Policisë që kohë pas kohe ka mundur t’ua kërkojë licencën, ka qenë punë e AKI-së që t’i monitorojë këto”, ka shtuar Sylejmani.

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës thotë se në objektin ën fjalë është gjetur vetëm një ekip mjekësorë dhe një sasi e barnave.

“Pajisje tjera nuk janë gjetur në atë objekt. Nuk ka pasur gjasa që nga aty të jetë kryer ndonjë aktivitet subversiv./Telegrafi/