LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi pritet të bëhet me park multinacional, tokat e kontaminuara do të shndërrohen në hapësira gjelbëruese

Obiliqi pritet të bëhet me park multinacional, tokat e kontaminuara do të shndërrohen në hapësira gjelbëruese

Me kërkesën e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot është mbajtur një takim i përbashkët koordinues me KEK-un dhe Bankën Botërore.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, u.d Drejtori ekzekutiv i KEK-ut Luigj Imeri me bashkëpunëtorë dhe Shpresa Kastrati, përfaqësuese nga Banka Botërore.


Në këtë takim u diskutua për ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave në realizimin e projektit të parkut multinacional që pritet të financohet nga Banka Botërore në vlerë prej 6 deri 8 milionë euro.

Palët nga ky takim u dakorduan që Komuna e Obiliqit dhe KEK të jenë bashkë-financues të projektit, meqë rast KEK ofron tokën ndërsa Komuna e Obiliqit do të hartoj projektin ideor dhe pas aprovimit nga Banka Botërore, nga ana e Komunës së Obiliqit do të hartohet edhe projekti detal.

Projekti i këtij parku multinacional parasheh shndërrimin e tokave të kontaminuara në hapësira gjelbëruese dhe përfshin një sipërfaqe prej 100 hektarësh të KEK-ut.

Gashi falënderoi të gjithë akterët për gatishmërinë e tyre në përkrahjen e këtij projekti të jashtëzakonshëm në shërbim të komunitetit.