LAJMI I FUNDIT:

OAK viziton bizneset në Dragash

OAK viziton bizneset në Dragash

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), vizituan bizneset afariste në Komunën e Dragashit, ku u pritën nga disa biznese të kësaj komune të cilat ishin të organizuara në një shoqatë.

Në këtë vizitë, u diskutua për sfidat e të bërit biznes në këtë zonë dhe faktin se kjo zonë fatkeqësisht është shumë e lënë pas dore. Më tutje, u theksua që investimet në infrastrukturë në Dragash mund të shihen si investime me interes të veçantë, ngase Dragashi mund të cilësohet si pikë lidhëse me Gostivarin dhe Kukësin.


Gjatë këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet OAK-së dhe shoqatës së afaristëve.

Gjatë vizitës në Dragash përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, vizituan edhe anëtarin e saj, kompaninë Meka, që veprimtari kryesore ka përpunimin e mishit. Me këtë rast, ata nga afër u njoftuan me procesin e prodhimit që bëhet në këtë kompani. Në kuadër të kësaj vizite Oda e Afarizmit të Kosovës ndërmjetësoi edhe organizmin e dhurimit të gjakut, ku u dhurua gjak nga punëtorët e kompanisë MEKA dhe qytetar vullnetar të Dragashit. /Telegrafi/