LAJMI I FUNDIT:

OAK kërkon nga Erion Veliaj sqarime shtesë për rastin Elkos Group

OAK kërkon nga Erion Veliaj sqarime shtesë për rastin Elkos Group

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ditë më parë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me deklaratat e publikuara nga Ramiz Kelmendi nga i cili ka marrë një përgjigje nga e cila OAK nuk ka qenë plotësisht e kënaqur.

Në letrën e dërguar Veliaj potencon se hapësira e blerë nga ELKOS dhe disa hapësira të tjera janë të dedikuara për ndërtimin e Terminalit Hekurudhor të qytetit.


Ramiz Kelmendi tregon për pengesat që i bëri Erion Veliaj për të investuar 12 milionë euro në Tiranë (Video)
Lexo po ashtu Ramiz Kelmendi tregon për pengesat që i bëri Erion Veliaj për të investuar 12 milionë euro në Tiranë (Video)

Në letrën e dërguar nga OAK, shprehet shqetësimi se pse është lejuar ELKOS të blejë tokën dhe pse i është dhënë leja ndërtimore nga Veliaj dhe është lejuar që të bëjë pagesën për ndërtim në shumën prej 1.2 milion euro, duke qenë në dijeni për vendimet që janë marrë për ndryshimin e destinimit.
Oda e Afarizmit të Kosovës shpreson në një zgjidhje të kësaj çështje.

Të bashkangjitur për më shumë detaje mund të gjeni edhe letrën e dërguar nga Veliaj dhe OAK. /Telegrafi/