LAJMI I FUNDIT:

OAK kërkon masa reciproke për prodhimet e Maqedonisë që hyjnë në Kosovë

OAK kërkon masa reciproke për prodhimet e Maqedonisë që hyjnë në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka vlerëson se ka ardhur koha që Kosova ta mbroj tregun e vet dhe të merr masa reciproke ndaj Maqedonisë dhe të gjitha shteteve tjera fqinjë që krijojnë barriera për bizneset e Kosovës.

“OAK ju ka shkruar të gjitha institucioneve vendore me qëllim që të përdorin çdo mjet ligjor që të realizohet e drejta e bizneseve Kosovare që të dalin me produktet e tyre në tregun maqedonas.


OAK do të bëjë publike të gjitha pengesat që po u bëhen prodhuesve nga vendet fqinje dhe neglizhencën që po e ka Qeveria në mbrojtjen e interesit të tyre”, thuhet në komunikatë të Odës së Afarizmit.

Sipas Odës shteti fqinj Maqedonia, ndonëse është anëtare e CEFTA-s ku bën pjesë edhe Kosova gjithnjë ka aplikuar forma të ndryshme të barrierave jo tarifore për të penguar çdo tentim eksporti të mallrave nga Kosova për në Maqedoni.

“Në rastin konkret bëhet fjalë për pengesën që i bënë prodhimeve me prejardhje shtazore duke mos e dërguar inspektoratin ose duke mos i licencuar kompanitë Kosovare të eksportojnë në Maqedoni derisa në anën e kundërt ka me dhjetëra kompani maqedonase të licencuara për eksport të po këtyre prodhimeve për në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori